Rreth nesh

Themelimi i ADEA Group është e lidhur ngusht me zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare në mënyrë që të forcojë dhe zhvillojë ekonominë private të vendit. ADEA Group u themelua në vitin 1990 nga vëllezërit Shala. Duke bërë histori të begatëshme në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë. ADEA Group është zotuar për një rritje të vazhdueshme në aspektin e programit prodhues si dhe shërbimeve që hyjnë në domene te llojllojshme t’aktiviteteve, por gjithmonë duke ruajtur një pozicion të fortë cilësor.

DEA ka filluar prodhimin në vitin 2004. Në dy vitet e para, kompania me sukses ka hyrë ënë treg dhe ka rritje rapide (të shpejtë). Kjo ishte nga shkaku I cilësisë së lartë të ujit, cilësisë së prodhimit si dhe nga promovimi adekuat i produkteve. Gjatë kësaj periudhe ne zgjëruam asortimanin e produkteve me një dëshirë për ekspansion të vazhdueshëm duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe klienteve.

Sa i perket standarave për ujin e ambalazhuar, DEA i plotëson të gjitha standardet botërore për ujë të ambalazhuar. Në vitin 2006 DEA është qertifikuar me ISO 22000 dhe HACCP të cilat garantojnë siguri në prodhim dhe ngritje të kulaitet në vazhdimësi. Cilësia e Ujit Natyral Mineral DEA është vërtetuar edhe nga KFOR-I, ku DEA është furnizuesi kryesorë I KFOR-it, gjithëashtu bazat e Ushtrisë Amerikane – US ARMY në Europë dhe Afrikë, Ambasadat Ndërkombëtare, si dhe shumë institucione vendore e ndërkombëtare.

Origjina, Burimi, Mjedisi

Që nga lashtësia, në vazhdimësi, në këto troje të virgjëra  me një natyrë të butë e të pastër, të parët tanë i njohën dhe i ruajtën  burimet e ujërave të kristalta minerale, për të cilat që atëherë, kishin njohuri për efektet  shëruese që patën për njerëzit, të cilët  lëngonin  ngasëmundjet e lukthit, pezmatimit të idhzës, mënjanimit  të rërës në kanalet  e traktit urinar etj.

Në fillim të mileniumit të ri, pas shumë hulumtimeve gjeologjike, pronarit të këtijparku të pashpallur kombëtar në masivin e Bjeshkëve të Zhegocit në Kosovë,i lindi ideja që përmes ngritjës së kapaciteteve moderne teknologjike,këtë mrekulli të natyrës, tashmë të pagëzuar me emrin e hyneshës ”DEA”.

Uji mineral natyral Dea, është një perlë e natyrës së përmasave kombëtare, burime të pashtershme të të cilit kanë amën e virgjër të një brezi kodrinor-malor, gjeologjia e të cilit ka një thellësi prej 300 m.

Është një mrekulli e resurseve të papërsëritshme natyrore,e një rrjeti kompleks shtresor të rërës së imët dhe e një filtri të jashtëzakonshëm të nënës natyrë.

Projekti studimor, kërkues dhe me përkushtim hulumtues,  i punuar nga ekspertë eminentë të gjeohidrologjisë, në saje të preferencave shkencore  ekologjike  dhe atyre  për ruajtjen e ambientit, ka marrë dritën  jeshile dhe është realizuar  sipas standardeve evropiane  dhe atyre botërore. Kapacitetet  prodhuese  dhe ato kontrolluese  shëndetësore  janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar evropiane e botërore.

nimoja shnetës

Cilësia

Analizat i bëri Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – Prishtinë. Gjithashtu, uji DEA kontrollohet vazhdimisht në laboratorët zyrtarë të fabrikës së “Dea-së” te cilët janë të paisur me Standardin ISO 17025 dhe Labaoratori për analiza është i akreditur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

DEA është e certifikuar me ISO 22000:2005 dhe HACCP dhe ISO 17025.

Që nga viti 2006. Masat e ndërmarra na mundësojnë t’i ofrojmë konsumatorit një produkt me kualitet të lartë konform standardeve ndërkombëtare. Për të ruajtur pastërtinë e ujit, mbushja kryhet me garancionet më të sigurta dhe me një teknologji avangarde të fjalës së fundit.