Historia e kompanisë
ADEA GROUP

Të parët tanë i kanë njohur dhe ruajtur burimet e ujërave të kristalta minerale, për të cilat, që atëherë ishin njohur për efektet shëruese që patën tek njerëzit, të cilët ankoheshin nga sëmundjet të ndryshme. Edhe pas shumë viteve, këto burime vazhdojnë të mbrohen me shumë fanatizëm.

Pas hulumtimeve të shumta, pronari i Parkut të pa shpallur Kombëtar në masivin e bjeshkëve të Zhegocit në Kosovë, i lindi ideja që përmes kapaciteteve teknologjike dhe mrekullisë që ofron ky park, t’i vihet në shërbim njerëzve për nevojën primare në jetë e tyre. Përmes ngritjes së kapaciteteve moderne e teknologjike, tashmë mrekullinë e natyrës e shtruam në tryezën tuaj, të njohur me emrin DEA.

Kjo mrekulli e resurseve të papërsëritshme natyrore merret nga burime të pashtershme, të cilat kanë amën e virgjër të një brezi kodrinoro-malor, gjeologjia e të cilave ka një thellësi prej 300m. Uji mineral natyral Dea është një perlë e natyrës kombëtare, e një filtri të jashtëzakonshëm të nënës natyrë. Filloi në përmasa kombëtare, por uji mineral natyral Dea merr përmasa edhe më të gjera. Tashmë horizonti i këtij uji është shtruar në Ballkan, Europë e më gjerë.

Misioni ynë

Ujë Dea, i nxjerrë nga thellësia e Bjeshkëve të Zhegocit synon që të sjellë rehati brenda çdo shtëpie në Kosovë dhe përtej saj. Duke qenë një nga kompanitë e rralla që ofron produkte natyrale, kompania veçohet për resurset nga të cilat furnizohet. Ne përpiqemi që në çdo rast dhe rrethanë, për nevojë tuaj primare të ofrohet cilësia më e lartë e mundshme, sepse DEA është “shëndet përjetë”.

Historia e kompanisë
Themelimi i ADEA Group është e lidhur ngusht me zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare në mënyrë që të forcojë dhe zhvillojë ekonominë private të vendit. ADEA Group u themelua në vitin 1990 nga vëllezërit Shala. Duke bërë histori të begatëshme në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë. ADEA Group është zotuar për një rritje të vazhdueshme në aspektin e programit prodhues si dhe shërbimeve që hyjnë në domene te llojllojshme t’aktiviteteve, por gjithmonë duke ruajtur një pozicion të fortë cilësor.
DEA ka filluar prodhimin në vitin 2004. Në dy vitet e para, kompania me sukses ka hyrë në treg dhe ka rritje rapide (të shpejtë). Kjo ishte nga shkaku i cilësisë së lartë të ujit, cilësisë së prodhimit si dhe nga promovimi adekuat i produkteve. Gjatë kësaj periudhe ne zgjëruam asortimanin e produkteve me një dëshirë për ekspansion të vazhdueshëm duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe klienteve.

Sa i përket standardeve për ujin e ambalazhuar, DEA i plotëson të gjitha standardet botërore për ujë të ambalazhuar. Në vitin 2006 DEA është qertifikuar me ISO 22000 dhe HACCP të cilat garantojnë siguri në prodhim dhe ngritje të kulaitet në vazhdimësi. Cilësia e Ujit Natyral Mineral DEA është vërtetuar edhe nga KFOR-I, ku DEA është furnizuesi kryesor i KFOR-it, gjithëashtu bazat e Ushtrisë Amerikane – US ARMY në Europë dhe Afrikë,  Ambasadat  Ndërkombëtare, si dhe shumë institucione vendore e ndërkombëtare.

Analizat

Analizat i bëri Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – Prishtinë. Gjithashtu, uji DEA kontrollohet vazhdimisht në laboratorët zyrtarë të fabrikës së “Dea-së” te cilët janë të paisur me Standardin ISO 17025 dhe Labaoratori për analiza është i akreditur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

DEA është e certifikuar me ISO 22000:2005 dhe HACCP dhe ISO 17025

Që nga viti 2006. Masat e ndërmarra na mundësojnë t’i ofrojmë konsumatorit një produkt me kualitet të lartë konform standardeve ndërkombëtare. Për të ruajtur pastërtinë e ujit, mbushja kryhet me garancionet më të sigurta dhe me një teknologji avangarde të fjalës së fundit.

Linja e produkteve

Shishe qelqi ekskluzive

Shishe plastike (ECO)

Për familje dhe punë